|     Shqip   |     Italiano |
Regjistrohu ne ASAUP Mail List :


 

 
Permbledhje e aktiviteteve te vere 2008
Te dashur miq dhe anetare te Albstudent!
Albstudent, nepermjet forces mbeshtetese te shoqatave perberese te tij, mundohet te jete sa me aktiv qe te perfaqesoje sa me denjesisht interesat e studenteve dhe akademikeve shqiptare kudo ne bote. Mes te tjerave, kete vere Albstudent organizoi nje sere aktivitetesh:

 Takim me lider nga klasa politike shqiptare. Nje perfaqesi e Albstudent u takua me Kryetaren e Parlamentit dhe njekosisht nenkryetaren e Partise Demokratike, znj. Jozefina Topalli, takim ku ishte i pranishem edhe ambasadori i OSBE ne Shqiperi z. Robert Bosch, si dhe me kryetarin e Partise Socialiste dhe njekohesisht Kryetarin e Bashkise se Tiranes, z. Edi Rama. Ne te dyja keto takime u  diskutuan ceshtje problematike per studentat dhe akademiket shqiptare qe punojne e studiojne jashte. Nder pikat me te rendesishme mund te permendim: pershpejtimin e procesit te njohjes se diplomave, krijimin e polikave me efikase per procesin e brain-gain ku te synohet thithja e trurit edhe nepermjet krijimit te urave lidhese midis institucioneve shqiptare dhe institucioneve ku ndodhen studentet/akademiket shqiptare, riorganizimi i strukturave te Ministrise se Puneve te Jashtme ne menyre qe te krijohet nje zyre qe te mbaje kontakte te vazhdueshme me shoqatat shqiptare ne bote dhe te jete me e azhornuar per problemet dhe kerkesat e tyre, e drejta e votes e emigranteve shqiptare kudo ne bote. Ne lidhje me keto ceshtje u premtua nga te dy lideret politike qe do jepet nje mbeshtetje me konkrete nga forcat politike qe ata perfaqesojne.

Workshop 3-ditor i organizuar nga 27-29 gusht ne ambjentet e Chateau Linza me teme "Strategjite private dhe publike per te nxitur kthimin  e studenteve dhe akademikeve jashte atdheut". Ne kete workshop ku ishin te ftuar shume perfaqesues nga administrata shtetore si dhe biznesi privat, u arrit informimi i studenteve pjesemarres per mundesite e punesimit ne Shqiperi si dhe per pengesat apo veshtiresite qe mund te perballen gjate ketij procesi. Nje ane mjaft pozitive e workshopit 3-ditor ishte edhe konsoldimi i lidhjeve mes vete studenteve, si dhe hedhja e bazave per projekte dhe iniciativa te ardhshme te Albstudent.

Albstudent Fest: kjo feste organizohet tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres dhe shoqeron tashme rregullisht studentet shqiptare qe kthehen ne vendlindje per pushime.  Festa jone eshte kthyer ne saje te atmosferes se saj te ndezur ne nje nder festat me ne ze e ekskluzive te Tiranes. Albstudent-Fest erdhi edhe kete vit nen moton “Une dua te votoj!“ dhe do te sherbeje si vazhdimesi e protestes globale te organizuar nga Albstudent mbi te drejten e shtetasve shqiptare jashte per te votuar.

Ne te gjitha keto nisma te ndermarre nga Albstudent, ne synojme qe te terheqim vemendjen e opinionit publik dhe gjithe strukturave te shtetit shqiptar ne rendesine e ketij komuniteti te gjere studentesh dhe akademikesh per te ardhmen e Shqiperise. Nepermjet njohurive dhe formimit akademik te perfituar ne shtete me sisteme te konsoliduara demokracie, ne kerkojme te kontribuojme sa me shume jo vetem ne forcimin e demokracise ne Shqiperi por edhe ne permiresimin e imazhit te saj ne bote. Per te arritur kete, Albstudent ka gjithnje nevoje per Ju te dashur anetare dhe miq, qe nepermjet ideve dhe iniciativave te perforcojme sa me shume lidhjet midis nesh dhe njekohesisht te jemi sa me te pranishem ne realitetin e sotem shqiptar.

Mirepresim cdo ide dhe feedback nga ana juaj,
STAFI ALBSTUDENT

www.albstudent.net