Komunikate
Pavia 10.12.2006
Drejtuar te gjithe Studenteve Shqiptare te Universitetit te Pavias
Me kete komunikate para se gjithash dua te falenderoj te gjithe studentet shqiptare te Universitetit te Pavias, qe me deshiren dhe idene per tu bashkuar dhe realizuar dicka se bashku, i kane kushtuar kaq shume vemendje dhe perkushtim ASAUP.
Ne menyre te vecante dua te falenderoj dhe pergezoj te gjithe antaret e deritanishem te cilet kane materializuar keto ide me nje gjest te thjeshte por shume domethenes per nje organizate vullnetare, antaresimin dhe sensibilizimin me idete e saj.
Gjendemi sot pas vitesh e vitesh perpjekje, me te forte dhe te gatshem per tu treguar te gjitheve se “Jemi dhe Ne”. Jo me kot kjo eshte dhe motoja jone.
Ndoshta eshte kjo deshire e forte, arsyeja e disa mosmarrveshjeve qe se fundmi jane bere pjese e dites tone,megjithate eshte per tu vleresuar shqetesimi dhe mobilizimi kundrejt levizjes per ndertimin e ASAUP.
Keto mosmarveshje une besoj dhe shpresoj se me pak vullnet nga te gjithe, mund te zgjidhen.
Por kurrsesi, keto mosmarrveshje nuk kane ndaluar punen dhe perpjekjen tone per materializimin e ideve dhe qellimeve te ASAUP. Gjate kesaj periudhe eshte realizuar me teper sukses festa e 28-29 Nentorit, gjithshtu eshte punuar per prezantimin dhe binjakezimin e shoqates tone me shoqata te tjera studentore ne Itali dhe ne bote.
Duke mare parasysh nje peticon te paraqitur nga nje grup studentesh dhe mbas diskutimesh te shumta, une ne emer te ASAUP ndiej detyrimin moral dhe pergjegjesine per te kthyer nje pergjigje me formale, me anen e kesaj komunikate.
Eshte rastesia ajo qe na beri te takoheshim ketu ne Pavia, por ne nuk duhet te lejojme qe te jete po rastesia ajo qe do te rregulloje mardheniet mes nesh. Ishte nje ide e lindur nga nje grup studentesh ajo qe i dha shtyse krijimit te ASAUP,por nuk eshte e mjaftueshme. Te materializosh nje ide eshte pune e veshtire,kerkon impenjim,lodhje dhe pune,gjera qe ne jemi munduar ti japim ne maksimum.
Bazuar ne deshiren dhe qellimin e shumices se studenteve shqiptare, (e cila eshte mese e qarte; Bashkimi i te gjitheve nen nje emer!) si dhe ne kerkesat e parashtruara ne peticionin e siperpermendur, une i mbeshtetur nga nje grup studentesh anetare dhe jo te ASAUP propozojme zgjidhjen e meposhtme
Ne jemi te gatshem te punojme per ndryshim e statutit ne pjeset me te kontestuara si Struktura organizative, menyra e thirjes se mbledhjeve, kohezgjatja e mandatit etj.
Ne vija te pergjithshme organi i vetem organizativ propozojme te jete nje keshilli drejtues i perbere nga 5 deri ne 7 antare te cilet do te plotesojne keshillin drejtues aktual dhe te gjithe do te kene te drejta te barabarta. Vendimet do te meren me shumice votash. Institucioni i Presidentit, zv/Presidentit dhe Sekrtarit-Financierit do te shkrihen, ndersa mandati i tyre vazhdon te jete si antare te keshillit te Ri drejtues vec ketyre mandati i presidentit nderhyn si perfaqesues ligjor (kerkese e rendit juridik italian “Per stare in giudizio”) i shoqates me te drejta te barabarta me anetaret e tjere te keshillit drejtues.
Keto ndryshime te behen nga nje komision i posacem, i cili do te pranoje propozime nga te gjithe.
Duke besuar edhe njehere qe jane qellimet ato qe na bashkojne, une ju ftoj te gjitheve te sensibilizoheni me anen e antaresimit ne kete grup te quajtur ASAUP, ndoshta eshte shume pak, por fillon te jete dicka konkrete.
Me Respekt
Presidenti i ASAUP
Fatjon Hoxhalli |