|     Shqip   |     Italiano |
Regjistrohu ne ASAUP Mail List :


 

 

 

 

 

Duke ndjekur rrjedhen e ngjarjeve te fundit ne rajon, nder te cilat me e rendesishmja eshte statusi i Kosoves, ne si rrjeti i Albstudent mbeshtesim plotesisht pavaresine e Kosoves dhe njohjen nderkombetare te shtetit te ri kosovar.        

Ky proces kaq i gjate dhe me siguri shume i veshtire, eshte nje kurorezim i perpjekjeve te vazhdueshme te popullit kosovar per konfirmimin e nje identiteti kombetar te mohuar nga serbet.

Ceshtja e Kosoves paraqet nje rast te vecante qe kerkon nje zgjidhje po aq specifike. Shpallja e pavaresise eshte faza perfundimtare e nje  procesi politik te bazuar ne vullnetin e mire te bashkesise nderkombetare per te arritur ne nje zgjidhje te mirepritur nga populli shqiptar i Kosoves. Ne theksojme faktin se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk perben asnje precedent legal, perkundrazi do te ndikoje ne zhvillimin e demokracise, dhe ne konsolidimin e koncepteve te te drejtave te njeriut dhe pakicave ne arenen nderkombetare.

Jemi te bindur qe nje Kosove e pavarur do t’i sherbeje stabilitetit politik dhe  ekonomik ne rajonin e Ballkanit dhe do nxise integrimin e shpejte te rajonit ne strukturat Euro-Atlantike. Shpallja e pavaresise nuk perben vetem nje akt drejtesie kundrejt vuajtjeve te popullit shqiptar te Kosoves per vite me rradhe, por ne te njejten kohe perfaqeson pergjigjen bashkekohore ndaj dhunes dhe ndjenjave ksenofobike sistematike qe populli shqiptar ne Kosove ka perjetuar me dhjetra vite. Jemi te vetedijshem qe konsolidimi dhe njohja e plote ne arenen nderkombetare te shtetit me te ri ballkanik do te jete nje proces i gjate dhe jo i lehte. Ne, si Albstudent, si perfaqesues i zerave te te gjithe studenteve shqiptare anembane botes, angazhohemi qe nepermjet mjeteve mediatike qe kemi ne dispozicion si edhe institucioneve akademike ku jemi te aderuar, te japim kontributin maksimal per sensibilizimin e opinionit ne kete ceshtje.

I urojme suksese institucioneve te Kosoves ne punen per realizimin e deshires se perbashket qe pavaresia e Kosoves t’i sherbeje te gjithe qytetareve te saj pa dallim feje, race e kombesie.

ALBSTUDENT